Lu e Vlahutin me formulë të re. Burimet: Shumica pranon draftin e ri

Vijojnë negociatat mes ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Rreth orës 17:15 minuta, kreu demokrat, Basha ka lënë selinë e Kuvendit, duke u deklaruar shkurt gazetarëve: “Jemi në negociata”, frazë të cilën e përsëriti disa herë.

Por, burime nga takimi thonë se kjo frazë do të thotë se Basha nuk është ende dakord. Nga ana tjetër, shumica sipas burimeve, thuhet se e ka pranuar draftin e ri, ndërsa opozita ka kërkuar pak kohë. Në një prononcim nga selia e PD-së kryetari Basha deklaroi: “Jemi në proces negociatash”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Cila është formula e re?

Swiss Digital Mobile Reklama

Oferta e ambasadorëve, sipas burimeve nga negociatorët, përmban një formul hibride. Nga 11 anëtarë të KLGJ, 6 i zgjedh trupa e gjykatësve, ndërsa 5 zgjidhen nga Kuvendi. Komisioni që i zgjedh duhet të miratoj një listë në bllok që duhet të marr katër nga pesë vota. Në rast se bllokohet anëtarët zgjidhen me short.

Sipas burimeve, PD nuk ka pranuar ende variantin me short. Ndërkohë që Parti Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dhënë dakordësinë e tyre për këtë variant të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?