Lu, letër deputetëve: Votoni reformën në drejtësi

Ambasadori amerikan, Donald Lu u ka dërguar një letër deputetëve për reformën në drejtësi, përmes së cilës u kërkon atyre kërkon miratimin e saj.

Është koha për të marrë një vendim, udhëheqësit të gjejnë një kompromis që të mbështet nga opozita dhe mazhoranca”, apelohet nga ambasadori Lu në këtë letër.

Duke shtuar se orojekti i 14 qershorit i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi i përmbush plotësisht standardet e Komisionit të Venecias dhe standardet evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diplomati amerikan shpjegon më tej edhe se përse ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendet e rezervuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“SHBA dhe BE i kanë kundërshtuar vendet e rezervuara sepse kjo formulë do të etiketonte menjëherë anëtarët e komisionit të vetingut si pro qeverisë ose pro opozitës. Vetingu ka për qëllim të kthejë besimin në gjyqësor duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qartë politik sugjeron se modeli i vendeve të rezervuara do e minonte këtë besim”, sqaron ai.

Në fund, Lu bën sërish thirrje për negociata në kërkim të kompromisit. Megjithatë e ka një paralajmërim.

“Megjithatë, nëse udhëheqësit politikë nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën. SHBA besojnë se kjo reformë është jetike për të ardhmen e vendit tuaj. Ju bëjmë thirrje që më 21 korrik të votoni pro reformës në drejtësi”, konkludon ambasadori amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?