Lu-Vlahutin në Kuvend, vijojnë takimet për 7 ligjet e drejtësisë

Ambasadorët e SHBA dhe BE vijojnë takimet për reformën në drejtësi. Ku hapi tjetër i rëndësësishëm është miratimi i pr/ligjit për vettingun, për të cilin ndërkombëtarët kërkojnë miratimin e tij sa më parë.

Fillimisht në orën 11:00 ishte ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin e cila hyri në kryesinë e Kuvendit për një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Më pas në orën 11:30 minuta në kryesinë e Kuvendit është parë të hyjë ambasadori Donald Lu. Teksa gazetarët informojnë se po zhvillon një takim me kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas miratimit të paketës kushtetuese mëngjesin e 22 korrikut, tashmë diplomatët po angazhohen fuqishëm për të miratuar paketën e 7 ligjeve që bëjnë të mundur ngritjen e institucioneve të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, ambasadorët kërkojnë miratimin e ligjit për Vettingun, ose institucioni që merret me “filtrimin” e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?