Lu vrapon për tek kreu i Parlamentit

Ambasadori amerikan Donald Lu, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për t’u takuar me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Sikurse mësohet ky takim është i lidhur me bisedimet që përfshijnë 6 ligjet e Reformës në Drejtësi që priten të miratohen në seancën e 29 Shtatorit ne Kuvend.

Ligji i vetingut ka qenë një ndër më të kontestuarit në këtë reformë, të cilin Partia Demokratike ka vendosur ta cojë në gjykatën kushtetuese. Pas mosdakordësisë me opozitën, duket se sërish Ambasadori Amerikan do të luajë një rol vendimtar, ashtu sikurse ka bërë që në fillim të këtij procesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?