FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: LSI i respekton, nuk i prish marrëveshjet

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me strukturat e partisë të qarkut Shkodër, ku të pranishëm ishin Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama si edhe deputetët e LSI-së, Agron Çela dhe Ylli Shehu.

Nënkryetari i LSI-së,  Luan Rama, në fjalën e tij përpara anëtarëve të strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se LSI-ja është një parti që pasqyron dimensionin qytetar të politikës shqiptare.

Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i qytetarisë e bashkëpunimit që dëshmon dimensionin qytetar të politikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i qytetarisë dhe i bashkëpunimit. Kjo pasi Lëvizja Socialiste për Integrim dëshmon dimensionin qytetar të politikës shqiptare”, – tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahas kësaj, nënkryetari i LSI-së, u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim i respekton marrëveshjet dhe është modeli i konsensusit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila i respekton marrëveshjet dhe nuk i prish ato. Ne jemi forca politike e cila është modeli i bashkëpunimit dhe i konsensusit”, – tha ndër të tjera Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë takimit. /ATA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?