Luan Rama: LSI-ja, ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit

Me afrimin e festave të fundvitit, Lëvizja Socialiste për Integrim në degën e saj në Shkodrë ka organizuar një ceremoni festive. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se rritja e LSI-së është dëshmi e solidaritetit qytetar.

Rama theksoi se LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare dhe se LSI ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit.

Më tej, duke vënë theksin tek anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Rama shtoi se LSI-ja, ka si detyrë të udhëheq integrimin europian të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rritja e LSI-së është një dëshmi e solidaritetit qytetar. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e solidaritetit njerëzor. LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare. LSI-ja ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit”, tha ndër të tjera Nënkryetari i LSI-së, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë aktivitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?