Luan Rama : Nuk ia përtojmë të bëjmë me cilindo!

 
 
Luan Rama flet hapur. Një ditë më parë në një shkrim te “Panorama”, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, shprehej se eksponentë të PS-së nuk lënë fjalë pa thënë e përgojuar për Metën e LSI-në te diplomatët e huaj. Ndërkohë që sot në një intervistë për “Mapo” ai deklaron se nuk ka ftohje të marrëdhënieve mes dy forcave kryesore aleate të koalicionit, pavarësisht që pranon se për shkak të natyrës së këtyre dy forcave, ato nuk mund të konsiderohen të shkëlqyera .
 
Lidhur me debatin për CEZ-in dhe implikimin që i është bërë kryetarit të LSI-së në një aferë korruptive, Rama thekson se ky është i gjithi një debat i stisur.  I pyetur nëse PS-ja e ka lënë vetëm LSI-në në këtë cështje, Luan rama thotë se LSI si një forcë që është lindur dhe rritur në luftë, është e gatshme që ta përballojë me sukses edhe këtë aksion kundër saj. 
 
“LSI nuk e ka problem të përballet e vetme me cilindo e jo më me opozitën e lodhur e pa asnjë ide, pa asnjë alternativë të PD-së së sotme. Më lejoni t’ju kujtoj se Ilir Meta dhe shumë prej ne të tjerëve që drejtojmë LSI-në jemi rritur politikisht e jemi formuar si të tillë në luftë, po, po, realisht në luftë, duke qenë në opozitë me regjimin e Berishës së parë. Ndërkohë që LSI ka në përbërjen e vet një brez të tërë të rinjsh e të rejash gjithë vrull e energji që nuk do t’ia dijë se kush u del përpara në rrugën e shërbimit ndaj qytetarëve dhe të forcimit të marrëdhënieve me ta. Të tjerët e njohin forcën tonë dhe e dinë shumë mirë se nuk kanë çfarë të na bëjnë as sulmet, as akuzat dhe as shpifjet a thashethemet, ngado që të vijnë ato”-thotë Rama.
 
Nga ana tjetër ai nuk mohon që ekziston një sjellje e vazhdueshme e faktorëve të ndryshëm ndaj LSI-së, që sipas tij buron pikërisht nga rreziku që ndjejnë për shkak të rritjes së kësaj force. Rama flet edhe për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi, duke qenë i bindur se ato duhet të trajtohen si pjesë e të njëjtit diskutim, ndërsa shprehet se, në rast se ato do kalojnë pa konsensus, do të dështojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?