Luan Rama: Transparenca e shpenzimeve tona, vendosëm standarde

 

“Nga ky moment në faqen online të LSI-së kemi hapësirën e posaçme ku shfaqen të dhënat që kanë të bëjnë me buxhetin e partisë. E gjithë dinamika e lëvizjeve financiare, të ardhurat që vijnë nga buxheti për shkak të të qenit parti parlamentare, kuotat e antarëve apo kontributet e simpatizantëve të partisë, do të publikohen të detajuara online”.

Këtë fakt e bëri të qartë sot para mediave, Luan Rama, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, gjatë një konference për mediat nga selia e kësaj partie, teksa ka sqaruar vendimin e marrë dje nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim që në emër të transparencës të promovojë e para vendosjen e një standardi të ri, publikimin online të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në mbledhjen e djeshme të kryesisë është miratuar buxheti i vitit 2016 dhe çdo gjë që ka të bëjë më këtë buxhet do të publikohet online. Çdo aktivitet apo veprimtari publike do të jetë në sytë e publikut edhe sa i përket anës financiare, jo më vonë se dy ditë nga mbajtja e akitivitetit. Kjo është e vlefshme edhe për LRI-në dhe LGI-në”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Me këtë nismë, thjesht vendosëm një standard demokratik", përfundoi Luan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?