Lubonja në “Të Paekspozuarit”: Rama po vepron si komunistët, historia fillon me mua
Emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit ka mbyllur ciklin me 26 emisione të këtij sezoni. Në puntatën e fundit, gazetari Rakipi prezantoi disa nga temat kryesore të trajtuara, si dhe reagimet nga institucionet shtetërore, analistët dhe opinioni publik për problemet e ngritura.
Rikonstruksionin e Kryeministrise, Analisti Fatos Lubonja e quan antiligjore, dhe thotë se Rama po vepron si komunistët. Drejtori i ABC News, Armand Shkullaku .thotë se Shqipëria në 2 vitet e fundit është zhgënjim.
“Në kohën e mashtrimit universal të thuash të vërtetën është akt revolucionar”
“Emisioni nisi 6 muaj më parë nën moton e thënies George Orwell: “Në kohën e mashtrimit universal të thuash të vërtetën është akt revolucionar”, ka deklaruar moderatori Rakipi në fillim të puntatës.
“Në këto 6 muaj në emisionin tonë keni ndjekur më të ekspozuarit që në fakt janë edhe të paekspozuariut. Duket si lojë fjalësh, por brenda saj ka një gjë të vërtetë. Shqipëria me gjendjen që është ,mungesat që ka, më të ekspozuarit e këtij vendi fshehin gjëra të rëndësishme, fshehin pjesë të tyre të rëndësishme të paekspozuara. Kanë dritëhije të çuditshme, dritëhije të mëdha të cilat ligji, shteti e ka të vështirë të ndalet dhe t’i dënojë”, ka deklaruar Rakipi.
Çështjet e trajtuara në këtë sezon në “Të Paekspozuarit”
Emisioni i parë i transmetuar ishte “Parlamenti i krimit apo i ndërshkimit”, një pjesë e të cilit u risoll në kujtesën e publikut.
Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit” përgjatë sezonit ishin koncensionet. “Një modë e madhe koncensionesh, Bankers një koncension i cuditshëm, aeroporti i Rinasit një koncension i tille. Kontrata të bëra nga shteti shqiptar në dëm të shqiptarëve, kontrata që na detyrojnë ne për shumë kohë”, ka deklaruar moderatori Rakipi, teksa ka risjellë për publikun fragmente nga tre emisionet dedikuar koncensioneve që janë “Aeroporti i ndaluar”, “Një koncension në Republikën e bananeve” dhe “Një tango politike” referuar koncensionit të parkingjeve në Tiranë, që u diskutuar për t’u dhënë.
“Ndërsa për koncensionin e parkingjeve bashkia u tërhoq, për aeroportin Nënë Tereza qeveria pas negociatash të panumërta me koncensionarin gjerman duket se ka arritur një marrëveshje”, ka deklaruar moderatori Rakipi, teksa ka prezantuar edhe intervistën që I është marrë ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinatso për emisionin “Të paekspozuarit”.
Haxhinasto: Po rishikohet koncesioni, do hapet aeroporti i Kukësit
“Duhet ta vlerësoj këtë si koncension se ka krijuar një infrastrukturë mjaft moderne. Negociatat kanë kohë që kanë filluar, ka qenë një ndër objektivat që në fillim të këtij mandati. Jemi në fazën përfundimatre të tij. Përpiqemi që të rrisim sa më shumë territorin e përbashkët ku interesat tona përputhen. Vështirësia e negociatave qëndron në vlerësimin me saktësi sesa do të jetë efekti i aeroporteve që nuk janë ndërtuar akoma në zgjatjen e koncensionit dhe këto po diksutohen në raundet e ndryshme të negociatave. Ne kemi një parim të përbashkët që efektet e hapjes së aeroporteve të reja të mos cënojnë planin ekonomik të aeroportit të Tiranës. Për këtë kemi rënë dakord dhe ky është pretendimi kryesor”, ka deklaruar Haxhinasto.
Ministri i Transportit ka deklaruar se aeroporti i Kukësit pritet të jetë i pari nga aeroportet vendorë që do të bëhet efektivë, ndërsa ka interes nga kompani të ndryshme ajrore për të ofruar fluturime me çmime të ulëta, të njohura si low cost.
Intervista me Dael Dervishi, kreu i AKBN-së
Zhvillime ka pasur dhe në sektorin e hidrokarbureve. Moderatori Rakipi prezantoi intervistën e marrë Dael Dervishi, kreut të AKBN-së
“Në fushën e hidrokarbureve duam të kontrollojmë që shpenzimet bëhen në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure. Në fushën minerare duam të hedhim dritë mbi eksportet që bëjnë kompanitë apo për cështje të lidhura me shitjen. Në fushën e hidroenergjisë duam të bëjmë transparencë mbi invetsimet që bëjnë kompanitë. Kemi ndërtuar një platform dixhitale për grumbullimin, arkivimin, sistemimin dhe evidentimin e të gjitha të dhënave në të gjitha fushat e energjisë që monitorohen nga AKBN. Përvec sistemit të vetëdeklarimit, kemi edhe sistemin e monitorimit për të kontrolluar që vetëdeklarimet të bëhen sipas operacioneve që janë kryer realisht. Këtë sistem duam ta integrojmë edhe me sisteme të tjera publike, si taimet, INSTAT, BSH dhe të gjitha palët e interesuara të aksesojnë në këtë sistem dhe të verifikojnë të dhënat”, ka deklaruar Dael Dervishi, kreu i AKBN-së.
Më pas, gazetari Rakipi prezantoi emisionet dedikuar jetës së vështirë të banorëve në disa zona të vendit, si rasti i Marinzës ku pati shpërthime nga Bankers, komunës së Cakranit dhe gjëndja e banorëve të Lazaratit një vit pas aksionit të policisë.
“Përpjekje serioze të shtetit për të vendosur ligjin, por vetëm kaq, pasi mungojnë reformat dhe projektet. Bankers ka një shpërthim, ku jeta e njerëzve u vu në rrezik, ku toka helmohet dhe ata nuk kanë me cfarë të jetojnë. Në komunën e Cakranit njerëzit po ikin drejt Gjermanisë. Shpresa që vdes e fundit te njeriu, por mesa duket ka filluar të humbë.
Cfarë po ndodh me Lazaratin që mbahej si republikë e hashashit, 1 vit më pas”, ka deklaruar moderatori Rakipi teksa ka prezantuar fragmente nga tre emisione të tjera të transmetuara në këtë sezon, që janë “Nën ankthin e shpërthimit”, “Një shëtitje mes dëshpërimit” dhe “Fundi I një republike”.
Shqipëria në 2 vitet e fundit, Shkullaku: Shqipëria e zhgënjimit
Më pas, gazetari Rakipi bisedoi me Armand Shkullakun, drejtorin e ABC News mbi gjendjen e Shqipërisë në dy vitet e fundit.
“Mund ta quaja Shqipëria e zhgënjimit, pasi populli priti shumë, qeveria aktuale premtoi shumë, por mazhoranca aktuale erdhi me një numër shumë të madh votash dhe u pa si një mundësi për të ndryshuar gjendjen e vendit. E quaj Shqipëria e zhgënjimit se ekonomia ka bërë hapa prapa dhe ky 2 vjecar nuk solli optimizmin që duhet të sillte pas 8 vjetësh të rotacionit politik”, ka deklaruar Shkullaku.
I pyetur nga gazetari Rakipi, Shkullaku komentoi edhe disa nisma të qeverisë për të vendosur kontrollin dhe ligjin, sic ishte rasti i Lazaratit.
“Këto akte i fus te zhgënjimi, pasi kanë shërbyer si aksione dhe jo si reforma. Kanë shërbyer që të tërheqin vëmendjen e opinionit sikur cfarë po bëhet dhe kanë mbetur aty. Ky ishte ratsi i shembjes së ndërtimeve pa leje që u prekën të ekspozuarit dhe jo ata që janë të paekspozuarit, sic është edhe titulli i emisionit tuaj. Këtu e fus edhe Lazaratin. Publiciteti i ndërhyrjes në fshat për herë tyë parë ishte i merituar, por vdekja e një policitë RENEA-s tregoi se përvec postobllokut, brenda fshatit kishte arsenal armësh. Nuk qendka republikë hashashi, por republikë armësh. Rregulli dhe territory nuk duhet trajtuar si pushtim, se kush ngul flamurin i pari dhe kush rrëzon pallatin më të madh e më të bujshëm, por se cfarë ndodh më pas”, është shprehur Shkullaku.
Ai shtoi se zhgënjimi ka bërë që shqiptarët të largohen drejt Gjermanisë dhe Hollandës.
“Të varfër ka pasur edhe në 2010, por po ndodh tani kjo gjë se ka ardhur duke u rënduar, pasi përvec problemeve ekonomike ka humbur shpresa se mund të ndryshojë dicka. Kjo është ekonomikisht. Politikisht po ndodh dicka që shqiptarët po e ndjejnë, po ndërrohet qeveri cdo 8 vjet, ndërsa gjërat nuk po ndryshojnë dhe vendi nuk po nxirret nga kriza”, ka deklaruar Shkullaku.
Koncesionet, Shkullaku: Shqipëria konsiderohet si plackë e madhe tregu
Moderatori Rakipi ka pyetur Armand Shkullakun edhe për koncensionet që ka dhënë shteti.
“Shqipëria konsiderohet si plackë e madhe tregu dhe kështu është konsideruar nga të gjitha qeveritë. Koncensionet janë dhënë në pjesën më të madhe në favor të interesave të koncensionarëve. Pra, në bazë të interesave të momentin dhe jo në largpamësi. Jemi dëshmimtarë që nga një anë ndodh ky realitet dhe nga ana tjetër kemi populizmin e qeverisë. Ndërsa në fund kemi disa arka me ndihma”, është shprehur Shkullaku.
Shkullaku: Shqipëria në rolin e një nxënësi të keq
Ai komentoi edhe vizitën e kancelares gjermane Merkel në Tiranë.
“Shqipëria vihet gjithmonë në rolin e nxënësit të keq dhe gjithmonë vjen një mësues që na thotë se e kemi vendin në Europë. Por unë shoh që Bashkimi Europian sa vjen dhe largohet”, ka deklaruar Shkullaku.
Në vijim, moderatori Rakipi ka prezantuar fragmente nga emisionei “Kandidati tjetër”, dedikuar zgjedhjeve të 21 qershorit, me fokus Tiranën.
Projekti për hyrjen e Parkut të Liqenit, Peleshi: Nuk u tërhoqëm
Një tjetër çështje e trajtuar gjatë emisionit ka qenë projekti i qeverisë për hyrjen e parkut të Liqenit në Tiranë, që më pas u tërhoq nga qeveria pas presionit të opinionit publik dhe shoqërisë civile.
“Nga njëra anë moratorium që ndalon ndërtimet dhe nga ana tjetër, ndërtimi masiv te kodrat e liqenit. Kë të besojmë? E pakuptueshme” ka deklaruar moderatori Rakipi, i cili ka intervistuar për këtë cështje zv.kryeministrin Niko Peleshi.
“Nuk pati tërheqje, thjesht nuk u konsideruar nga ana e jurisë oferta për të shpallur fituesin. U dhanë disa porosi shtesë deri në takimin e rradhës në shtator ku do të kemi edhe fituesin. Nuk bëhet fjalë për objekte private, por për objekte publike”, ka deklaruar zv.kryeministri Niko Peleshi.
Shoqëria Civile: Kemi nevojë për hapësira, jo për pallate
Ndërkaq shoqëria civile ka kundërshtuar këtë projekt të qeverisë. “Tirana ka nevojë për hapësira të reja. Këta kanë koncept të cuditshëm. Të gjitha qeveritë ndërtojnë pallate në vend të ndërtojnë hapësira . Pse duhet të prekin këto pak zona që na kanë mbetur”, ka deklaruar Eljan Tanini, përfaqësues i shoqërisë civile.
Lubonja: Marrëveshjet që janë bërë në kurriz të publikut
Më pas, moderatori Rakipi ka biseduar me Fatos Lubonjën për këtë projekt të qeverisë.
“Mungesa e transparencës dhe manipulimi janë dy anë të medaljes së sistemit që kemi ndërtuar ne. Ky projekt ka prapa marrëveshjet që janë bërë në kurriz të publikut. Prapa këtij projekti është edhe media”, ka deklaruar Lubonja.
Rikonstruksioni i Kryeministrise. Lubonja: Antiligjore, e ka humbur dinjitetin e vet
Gazetari Rakipi ka pyetur edhe për rikonstruksionin e kryeministrisë.
“Është një ndërhyrje antiligjore te një ndërtesë që ka pasur dinjitetin e vet. Po ta shohësh natën godinën duken vetëm llambat e neonit, nëpërmjet tyre duket sikur thotë kryeministri më shihni mua. Në ndërtesë është prishur edhe tavani origjinal. Duhet të jetë dinjiteti i historisë së këtij shteti. Ndërsa sot është vetëm e sotmja, historia fillon me mua dhe kjo ka qenë një ndër fatkeqësitë më të mëdha që ka shoqëruar këtë vend, që e bënë dhe komunistët dhe vijoi edhe më tej”, ka deklaruar Lubonja.
Në mbylllje të puntatës së fundit, gazetari Rakipi deklaroi se në shtator emisioni “Të paekspozuarit” do të merret sërish me këtë cështje, në celje të sezonit të ri.