Lubonja për qeverinë: Këta janë druvarë

Një ngjarje katastrofike si tërmeti do duhej të kishte shërbyer për një reflektim më të thellë për raportin që kemi ndërtuar me natyrën.

Kështu shkruan analisti Fatos Lubonja në një opinion të publikuar në gazetën Panorama.

Por teksa raporti që ka ndërtuar njeriu me natyrën vazhdon të jetë çështja që dominon sot opinionin publik në Perëndim, Lubonja thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë reflektim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, qeveritarët në Shqipëri e shohin natyrën si druvarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke iu referuar Heideggerit, do të thosha se një qasje e tillë ndaj natyrës e ka bërë njeriun shqiptar të kapitalizmit globalist ta shohë pyllin vetëm me syrin e druvarit. Çfarë kam parasysh me këtë? Nëse shkojnë në një pyll një poet dhe një druvar, ata nuk e shohin pyllin me të njëjtin sy. Poeti përjeton atmosferën e pyllit, dëgjon cicërimat e zogjve, fëshfërimën e gjetheve, me idenë që t’u këndojë atyre, kurse druvari e sheh me mendimin se sa dru mund të presë për ta shitur e për të fituar para,” shkruan Lubonja.

“E pra, diskursi posttërmet nuk më jep shpresë se do të ndryshojë gjë, pikërisht sepse shoh që sëpata e druvarëve vazhdon të presë me tërbim. A e dëgjuat kryedruvarin e Bashkisë së Tiranës, që së fundi i quajti “çetë” që “kërkon t’i kundërvihet zhvillimit” aktorët, artistët dhe intelektualët që mbrojnë Teatrin Kombëtar nga shembja? Asnjë fije reflektimi nuk ka ngjallur ky tërmet te kjo specie, përkundrazi, po e shohin edhe atë si një sfidë të re për sëpatat e tyre. A keni parë që kryedruvari të thërrasë në tryezë ndonjë poet, shkrimtar, arkeolog, ekolog, muzikant, zoolog, biolog që t’i thotë se projekti i strehimit të banorëve duhet të ndërtohet mbi idenë e frenimit të çimentifikimit e betonizimit të mëtejshëm të kësaj cope natyrë që na ka rënë për hise: se ajo na duhet edhe për gjëra të tjera, përveçse për dru me pre (duke e mbështetur këtë edhe me faktin se numri i ndërtimeve që kanë bërë druvarët këta 30 vjet i tejkalon, ndoshta disa herë, nevojat e shqiptarëve për banim)? A keni dëgjuar t’i thotë dikush se sikur të kishim ndërtuar një jetë në harmoni me natyrën dhe jo kundër saj, një sistem vlerash që ushqen dëshirën për të jetuar mes natyrës dhe jo për ta masakruar atë, se sikur të kishim pasur ca më shumë dije e dashuri për arkeologjinë e monumentet e kulturës, sot, në një qytet me histori botërore si Durrësi, jo vetëm do kishim pasur shumë më pak dëme, por do të kishim pasur edhe shumë herë më tepër solidaritet kombëtar dhe ndërkombëtar për t’i riparuar ato?”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?