Luçiano Boçi: Sot vijmë si një zë i vetëm kundër Ramës

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka hapur protestën duke dhënë mesazhin se sot ndryshe nga herët e tjera vijnë të bashkuar si një zë i vetëm kundër kryeministrit Edi Rama.

“Ajo që na ka sjellë këtu është e sotmja është ulërima e qytetarit është dëshira për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është grushti i mbledhur i atij intelektuali që zemërohet, është biznesi i vogël që i ngushtohte laku në fyt, është revolta e të riut e të resë që ja nxijnë jetën dhe dëshiron të largohet.

Është ajo drama e qytetarit shqiptar që është një udhëtim dantesk drejt ferrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndrsyhe nga herët e tjerët vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër Ramës. Diktaturat nuk mund të lulëzojnë nëse ne jemi të bashkuar”, tha Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?