Lufta në Ukrainë, kreu i NATO-s bisedon me Edi Ramën

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg ka treguar se ka zhvilluar këtë të premte një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, thotë se u diskutua në lidhje me mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Po ashtu ai shton se me Ramën kanë diskutuar dhe si mund të forcohej aleanca nga Suedia dhe Finlanda.

“Biseduam me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit të Rusisë. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, ka shkruar Jens Stoltenberg.

SHKARKO APP