Lufta ruse në Ukrainë, Rama: Jemi pjesë e fronit dhe de facto pjesë e Bashkimit Europian

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, tha se Rusia po përdor si “armë” rritjen e çmimeve në mënyrë që qeveritë e vendeve të çedojnë, por sipas tij BE-ja ka të gjithë kapacitetin dhe neutralitetin për ta mundur. Për të qëndrimi i Shqipërisë ndaj agresionit luftë, tregon se jemi pjesë e fronit dhe de facto pjesë e BE.

”Rusia kërkon ta përdor kundër nesh, për të vendosur opinion publik ndaj qeverive në mënyrë që qeveritë të fillojnë të çedojnë. Këtë armë që Kremlini po e përdor, ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim dhe vendosmëri dhe me një qartësi të madhe.

Është luftë të cilën ne e kemi fituar më shumë se 30 vjet më përpara dhe për të mos u kthyer atje më kurrë. Është një luftë që të mos lejojmë forcën e Rusisë të shtrihet përtej duke ardhur deri këtu. Besoj shumë që BE-ja i ka fuqitë që të neutralizojë armën dhe do ta neutralizojë.

Këtu është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë. Integrimi është pjesa më pak domethënëse sot, pasi tregon qartë që ne jemi pjesë e familjes, jemi në të njëjtin front. Këta do të detyrohen të martohen me ne, nuk kanë ku shkojnë, nuk na rezistojë dot”.

SHKARKO APP