Luftë e fshehtë mes Idrizit dhe Dashamir Tahirit?
Prokurorët nuk besojnë se deputeti Dashamir Tahiri tregoi të vërtetën në formularin e dekriminalizimit. Ka dyshime se Tahiri nuk është aq i pastër sa dëshmon në formular për të kaluarën e tij. Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së verifikimin e thelluar për deputetin e larguar nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Do të kërkohet verifikim të shenjave të gishtave dhe dënime në shtete të tjera.
Në formularin e vetëdeklarimit të Z. Dashamir Tahiri, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se nuk ka dënim me vendim të formës nga autoritetet gjyqësore shqiptare apo të huaja.
Ndërkohë prej vitesh qarkullon një video e vitit 1997, ku Dashamir Tahiri flet në emër të Zani Çaushit dhe përkthen, gjatë një interviste për televizionet italiane.
Nuk dihet nese ky hetim behet per llogari te Shpetim Idrizit pasi jane ne nje parti por te ndare ne qendrime. Apo eshte sulm i PS-se per te nxjerre dhe nga opozita deputetë te inkrimunuar.
KOHA JONË SONDAZH

