“Luftë në kolltuk është dreqi e mori”, Rama: Situata me COVID-19 do të rëndohet
Në një intervistë me “Skype” për “News24”, kryeministri Edi Rama tha se kjo është java vendimtare dhe më e vështira e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.
Për këtë arsye, kreu i qeverisë iu drejtua sërish shqiptarëve, duke u kërkuar të zbatojnë masat, në mënyrë që të mos kemi shifra stratosferike të të infektuarve dhe të viktimave.
Pjesë nga intervista:
Pamë një gjuhë të ashpër në komentet, pse?
Ka një seleksionim, që lidhet me ata që ankohen përgjithësisht dhe aty tek-tuk dalin dhe këto komente krejtësisht fatkeqe, të pajustifikueshme dhe të turpshme në një situatë si kjo, që ushqehen nga ajo vrima e ndyrë dixhitale dhe përhapen sikur të ishte një kohë normale, duke ndotur atmosferën, që duhet të jetë e përbashkët.
Çfarë ju shqetëson më shumë në këto orë të fundit?
Nuk ka asnjë befasi, surprizë, sekret, që situate do të shkojë duke u rënduar, pasi e dimë shumë mirë, bazuar nga vendet e tjera. E kemi prezantuar disa herë atë kurbën e famshme, që është dicka që na bashkon me të gjitha eksperiencat e realitetet e tjera, që tregon se ka ende njerëz që s’e kanë kuptuar. Virusi do të përhapet, do të prekë shumicën prej nesh, por masat shtrënguese ngadalësojnë përhapjen e tij dhe I japin mundësi sistemit shëndetësorë të kurojnë ata që preken më rëndë.
Ne e dimë që 80% as do ta ndjejnë fare, por 20% i 20% të mbetur do të luftojnë me vdekjen. Që këta të marrin shërbimin e duhur, duhet që ne të tjerët të rrimë sa më shumë mbyllur në shtëpi dhe të zbatojmë rregullat e thjeshta, sepse nuk kemi asnjë armë tjetër. Java që kemi hyrë është e parashikuar, nuk kemi hedhur fall, bazuar mbi modelin statistikor të përbotshëm. Është javë vendimtare për të mos lejuar që shifrat të shkojnë në stratosferë.
‘’Luftë në kolltuk është dreqi e mori’’!
Rama tha se Shqipëria deri tani është shumë më mirë se shumë vende të tjera sa i përket statistikave dhe kurbës së koronavirusit.
Ai ka thënë se masat por respektohen në mënyrë fantastike nga shumica e popullsisë përjashtuar disa raste minimale që duhen eleminuar plotësisht.
Po ashtu kryeministri në nerva e sipër ka theksuar se kjo është një luftë në kolltuk, dhe madje nuk është heroizëm sepse është një detyrë themelore për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.
”Java që kemi hyrë është e parashikuar. Nuk kemi hedhur fall. Është algoritëm dhe bazuar mbi statistikat e botës. Është javë shumë shumë e vështirë. Por aman është vendimtare së bashku me një apo dy javët e tjera për të mos lejuar që numrat të shkojnë në stratosferë dhe pastaj të jetojmë një katastrofë humanitare dhe kombëtare.
A ka dhënë rezultat karantina 2- javore?
Ka një model statistikor që është ndërtuar bazuar në trajtektoren e vendeve pas 20 infektimeve të para. Nëse e shohim, ne jemi shumë më mirë se sa shumë vende të tjera. Pse? Sepse morëm masat më shpejt dhe po i respektojmë ato.
Ka një lloj alarmi, nuk është i pavënd por edhe pak I ekzagjeruar pasi shkeljet që ndodhin dhe parregullsitë na acarojnë por janë minimale me atë që po bën shumica e popullsisë. Një rast në një treg, apo disa raste ecjesh në rrugë mirë është të eleminohen plotësisht. Por nuk janë një arsye për të thënë se po dështojmë në aplikimin e masave si popull. Po bëjmë diçka fantastike. Dhe duhet të eleminojmë çdo sjellje që të shmangim katastrofën që mos numërojmë mos o zot mijëra. Kjo mund të ndodhë nëse nuk jemi të vetëdijshëm, dhe të kemi humbje minimal.e Edhe një humbje jete është humbje jete por duke ditur dhe duke qenë të vetëdijshëm që nuk i shamngim dot, duhet të jemi të fokusuar që me ndihmën me mbështetjen tonë, me besën tonë në këto luftë. Luftë në kolltuk dreqi e mori, luftë në kolltuk. Llogjika e thjeshtë është ulu rri në kolltuk. Kjo nuk është një sakrificë e madhe. Kjo nuk është heroizëm që të rrish në shtëpi”- tha Rama.