Luiza Gega kampione e Europës, Rama: Momente historike të dhuruara nga një kampione e modestisë
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me kampionen e Europës, Luiza Gegën, kjo me momente historike të dhuruara sipas kreut të qeverisë, nga një kampione e modestisë.
Luzia Gega shpallet kampione e Europës në atletikë pasi fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih.
“MIRËMËNGJES dhe me këto momente historike të dhuruara nga një kampione e modestisë, vullnetit e ambicies dhe qysh mbrëmë edhe kampione e Europës, ju uroj një të diel të bukur”,-shkruan Rama në facebook.