Luiza Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete
Ajo u shpreh se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj.
“Ngjarja e ndodhur sot është tragjike, por ajo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen e konstandinit dhe as me mandatin që unë nëna e tij kam.
“Drejtësia duhet ti trajtojë si të barabartë të gjithjë. Kush është prind dhe nënë më kupton. Konstandini është djali im dhe ai do të mbetet i tillë. Në pamundësi të vazhdoj të përfaqësoj njerëzit që më kanë zgjedhur, i kam kërkuar kryeministrit dorëheqjen si deputete. Mos i ndodhtë asnjë prindi ajo që më ka ndodhur mua. Unë tërhiqem në thellësinë e dhimbjes dhe në një peshë të parehabiluteshme. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi”, tha Xhuvani gjatë fjalës së saj”,- tha Xhuvani.