Lulzim Basha deklaron: Berisha në PD dhe Kuvend është falë meje
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se me Sali Berishën ka shkëmbyer mesazhe vetëm me datën 9 shtator ku dhe mori vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, dhe një herë kur ish-kryeministri e ka ngushëlluar për humbjen e të atit.
Ndër të tjera, ai deklaroi se është i gatshëm për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën me kushtin që ky i fundit të tërhiqet nga aksioni që ka ndërmarrë, ndërsa shton se lideri historik është në PD dhe në Parlament falë tij.
”Unë komunikoj me këdo dhe do demokrat edhe me Berishën nëse komunikimi ju vlen interesave të demokratëve. Nuk jam unë ai që përdor gjuhë linçimi dhe rikthej kulturën e të linçuarit të mendimit ndryshe. Berisha i detyrohet një apologji demokratëve dhe personave në veçanti, jo mua por njerëzve të zgjedhur nga demokratët dhe për të tjerat pa diskutim kam qenë dhe mbetem njeriu më i hapur në PD”,-tha në ”Abc News”.