Lulzim Basha do të nisë sot “Rrugëtimin për Shqipërinë”

Kryetari i opozitës,  Lulzim Basha, do të nisë sot “Rrugëtimin për Shqipërisë”, një seri takimesh të hapura me qytetarët në të gjithë vendin. Në këtë rrugëtim janë ftuar të gjithë pa përjashtim në një bashkëbisedim të gjërë dhe të gjatë.

Sikurse njofton PD, “Rrugëtimi” do të fillojë nga qyteti i Elbasanit me një takim që do të mbahet në orën 17:00.

Ai do të vazhdojë të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë dhe të premten në Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi kryesor i këtyre takimeve, sipas PD,  është projektimi i zgjidhjeve afatgjata për çdo çështje dhe problematikë që vetë qytetarët do të ngrenë përmes pyetjeve të drejtpërdrejta drejtuar kryetarit të PD,  Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?