Ultimatumi i Bashës: Edi Rama ka afat deri me 15 shkurt, me 16 vendosin qytetarët e protestës
Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sonte në mbështetje të protestës që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai i ftoi ata dhe gjithë qytetarët e tjerë që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit. Sipas Bashës Rama ka afat deri në 15 shkurt, që ti japë zgjidhje krizës me largimin e tij.
“Deri në 15 shkurt Edi Rama ka kohë ti japë zgjidhje politike krizës duke u larguar vetë. Më 16 shkurt koha për fjalë ka mbaruar do të dëgjohet vetëm zëri juaj. Do të veprojë vetëm vullneti juaj dhe vullneti i qytetarëve”, tha Basha.
Kryedemokrati Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore, ose në të kundër pas 16 shkurtit fjalën do ta kenë vetëm qytetarët.
Edhe Monika Kryemadhi ka bërë thirrje, duke takuar militantët dhe simpatizantët e LSI, që me datë 16 shkurt të mblidhen para kryeministrisë, pasi atë ditë do të largojnë kryeministrin e krimit, Edi Rama. Me çdo mjet ai do largohet, ka thënë Kryemadhi.
16 shkurti po vjen shpejt dhe duket se kjo ditë do të jetë dita e fundit e qeverisë Rama, pasi rrethimi i kryeministrisë do të jetë i dhunshëm, nëse policia përdor forcën për ti penguar protestuesit.
Qeveria Trazitore do jetë jetë vetëm që të hap negociatat me BE në qershor si dhe të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.