Lulzim Basha: Është koha për të mbajtur barrën e përgjegjësisë që sjell politika
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e PDK, Memli Krasniqi, e në përfundim dha edhe një deklaratë për mediat. Sipas Bashës, tashmë është koha për të mbajtur barrën e përgjegjësisë që sjell politika.
“Shqipëria ka një detyrë të përhershme të shtyjë përpara çdo aspekt që ka të bëjë me Kosovën, njohjes se saj. PD jo vetëm që nuk do të rreshtë së shtyrë, por edhe nuk do të kurseja asgjë që Shqipëria të japë gjithçka që mundet që Kosova dhe qytetarët të kenë benefitet maksimale. Dua t’ju uroj punë të mbarë Memlit Krasniqit. Besoj se është edhe një shenjë e mirë për gjithë rininë shqiptare se është koha për të mbajtur barrën e përgjegjësi që sjellë politika. Politika nuk është e mirë ose e keqe, por ata e bëjnë të mirë ose të keqe njerëzit.
Si kryetari i ri në detyre shpreh besimin se me energjitë e tij do të kontribuojë për një frymëzim të ri për të marrë në dorë fatet e vendit tonë”, u shpreh Basha.