Lulzim Basha: Është koha që bota të bashkohet kundër luftës, pro paqes

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se tani është koha që bota të bashkohet kundër luftës, pro paqes.

Basha thekson se “ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”.

Postimi i plotë i Bashës në Twitter

Swiss Digital Desktop Reklama

Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria 🇦🇱& SHBA🇺🇸, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.

Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë.

Ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë. #QëndrojmeMeUkrainën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?