Lulzim Basha, homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë që nga dita e hënë.

Ai dje gjatë ditës është takuar me krerët e shtetit e kryetarë të partive politike në vend. Sot në mëngjes ka takuar edhe kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, ndërsa pas kësaj vizite është drejtuar drejt Velanisë.

Atje ka bërë nderime tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Basha ka bërë nderime bashkë me delegacionin e tij.

SHKARKO APP