Lulzim Basha i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik, je një kriminel me banda droge rrotull

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Lezha.

PD-ja e Bashës e cilëson ish-kryeministrin Berisha si mashtrues kronik dhe thekson se demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës.

I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë”, deklaron PD.

Ndërkohë më parë Gazment Bardhi e ka quajtur Berishën si i rrethuar nga bandat e drogës dhe kriminel.

Berisha nga ana e tij ka deklaruar i vendosur se Selia BLU do t’u kthehet demokratëve.

SHKARKO APP