Lulzim Basha i prerë: Nuk do të lëshojmë pe përballë Berishës!
Në një prononcim për mediat pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit, Lulzim Basha e ka thënë prerë se nuk do të tërhiqet përballë Sali Berishës dhe se do të luftojë me të dhëmb për dhëmb.
“Jemi të vendosur që të mos lëshojmë pe dhe të mos pranojmë për asnjë çast që pakica 30-vjeçare e tranzicionit të bëhet e përhershme por që shumica e shqiptarëve dhe dëshira për ndryshim të marrë formë përmes zgjedhjeve të lira. E sotmja si 8 janari kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për shqiptarët që duan institucione të pavarura , t’i japin fund dhunës, korrupsionit dhe rruga për ta bërë këtë është të qëndrojmë së bashku“, tha Basha.