Lulzim Basha: KiE konfirmoi, në 30 qershor nuk pati zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur sot deklaratën e zyrtarëve të Këshillit të Europës në lidhje me votimet e 30 qershorit 2019.

Basha deklaron se KiE ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe se beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira.

“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje, se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve.

Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Twitter.

SHKARKO APP