Lulzim Basha mbledh demokratët në Malësinë e Madhe (FOTO)

Deputeti Lulzim Basha vijon bashkëbisedimet në formate informale dhe larg vëmendjes mediatike me demokratët. Ditën e sotme ish-kryetari është takuar më demokratët në Malësinë e Madhe, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje rreth bisedimeve ndërmjet tyre.

Lulzim Basha edhe kur dha dorëheqjen, tha se se ai do të vazhdojë të kontribuoje për bashkimin e demokratëve dhe për ta bërë atë të një parti të madhe dhe fituese.

Pak ditë më parë, Gjykata Civile e Tiranës vendosi pro statutit të Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe njohjen e grupit të Rithemelimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por fakti që Basha po lëviz pa zhurmë nëpër rrethe tregon se ai nuk ka hequr dorë nga skema kundër Berishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?