Basha në konferencën e fundvitit: 2021 një vit i mbrapshtë për shqiptarët

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha po mban konferencën e fundvitit me gazetarët. 2021 ai e ka cilësuar të mbrapshtë për shqiptarët, ku përmend një prej skandaleve më të mëdha, që ka të bëjë me inceneratorët. “2021 një vit i mbrapshtë për shqiptarët”.

Ai tha se avokatia që Edi Rama i ka bërë aferës së inceneratorëve, e ka nxjerrë atë zbuluar.

“Është prova që ai është bashkautor dhe bashkëpërfitues me Lefter Kokën. Arrestimi i ish-ministrit të Ramës është provë e qëndresës sonë. Paratë e inceneratorëve kanë qenë pjesë e skemës së blerjes së votës, janë përdorur për të mbyllur gojën e mediave. Skema e inceneratorëve është një skemë kriminale mes mafias së plehrave dhe politikanëve”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të drejtësia ka hedhur një hap të parë, por nuk duhet mjaftuar me kaq. “Drejtësia duhet të procedojë me hapa të tjerë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?