Lulzim Basha: Opozita e gatshme të hyjnë në zgjedhje nesër dhe t’i fitojë ato

Në një intervistë për gazetën “Mapo”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se “PD-ja dhe opozita, janë gati të hyjnë në zgjedhje nesër dhe t’i fitojnë ato”. 

Sipas Bashës, të gjitha sondazhet e nxjerrin sot PD, si forcë të parë politike në vend dhe thotë që është i bindur në fitoren e PD-së e po punon për të bindur elektoratin gri.

Partia Demokratike do të fitojë shumicën e duhur që do t’i mundësojnë qeverisjen e vendit. Të gjitha sondazhet e nxjerrin sot Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend, një fenomen që ka, të paktën, dy dekada që nuk ndodh në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka të bindim edhe elektoratin e pavendosur se PD është alternativa më e mirë për vendin. Dhe për këtë ne kemi hartuar një program ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët gjermanë te CDU dhe në konsultim të gjerë qytetar”- thotë Basha, pyetur se sa deputete merr PD nëse bëhen nesër zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryedemokrati sqaron se e kanë tashmë gati platformën antimafia dhe antikorrupsion, me të cilën, çdokush që ka futur duart në pasurinë publike do t’ua ktheje mbrapsht qytetarëve, kemi paraqitur propozimet tona për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi gati platformën antimafia dhe antikorrupsion me të cilën çdo kush që ka futurt duart në pasuritë publike do t’ua kthejë mbrapsh qytetarëve, kemi paraqitur propozimet tona për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Unë jam i vendosur të çoj përpara misionin tim për t’u dhënë shqiptarëve në qeverisje, modelin europian që meritojnë“, është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë intervistës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?