Lulzim Basha: PD është e vendosur për betejë ballore, luftë kundër korrupsionit

Teksa ka shpërndarë foto nga takimi me demokratët e Njësisë 6 në Tiranë, kreu i PD Lulzim Basha, thotë se PD-ja është e vendosur për luftë ballore.

”Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane”.

Postimi i plotë

”Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane”.

SHKARKO APP