Lulzim Basha takim me krerët e PD në rrethe: Regjistroni të papunët, të pastrehët e të varfërit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një konsultim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe për “të konkluduar me vendimet e duhur për aksionin politik”.

Kryeopozitari Lulzim Basha akuzoi rivalin e tij politik, Edi Ramën se është i vetmi që nuk e kupton realitetin në vendin tonë.

Kreu i PD tha se në një kohën që gjithë Europa po vë theksin tek droga në Shqipëri, gjë që sipas tij po vë në rrezik dhe integrimin e vendit, Rama bën ekspozita të kushtueshme dhe jeton një një botë luksi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ironi ai theksoi se edhe në takime me fermerët e njerëzit e varfër kreu i qeverisë merr me vete karriget e zyrës, pasi është mësuar me luks.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe këtë javë kemi qenë pjesë e një faze konsultimi me njerëzit, me anëtarët e PD. Ka qenë i vazhdueshëm por tashmë në këtë fazë përfundimtare do të na duhet që së bashku, me ju, me drejtuesit e PD në rrethe dhe qendër të marrim vendime për aksionin tonë politik që presin shqiptarët, për përfaqësimin tonë para shqiptarëve. Jam i bindur që në këtë konsultim i ka tejkaluar konturet e partisë, ne do të konkludojmë me vendimet e duhura dhe sa i takon alternativë së ekipit tonë të ri. Të nderuar drejtues të PD, të dashur bashkëqytetar, lajmet e këtyre ditëve nuk kanë lajme të mira. Realiteti ynë i drogës, i krimit, është fokusuar nga gjithë Eruopa. Mediat evropiane po flasim hapur dhe pa dorashka. Ky realitet që përjetojnë shqiptarët çdo ditë, po vë në rrezik integrimin evropian të vendit. E shohim, e prekim, i di unë, e gjithë demokratët. Ka vetëm një njeri në botë që nuk e sheh këtë realitet dhe i fshihet me vetmohim, ai është kryeministri i vendit. Në vend që të reflektojë në gjendje që është zhytur Shqipëria, ai keqinformon me regji qendrore. Sot e tash tre vjet në Shqipëri janë përjetuar dy botë; bota ku jetojnë shqiptarët, dhe bota që jeton Edi Rama.”, tha Basha.

Me tej, Basha u shpreh se: “Lajmet e këtyre ditëve nuk janë lajme të mira. Droga dhe korrupsioni po theksohet nga e gjithë Europa dhe politikanët evropianë po flasin hapur. Këtë realitet që shqiptarët e përjetojnë, po vë në rrezik integrimin europian të vendit. Janë fakte që i di dhe që i kuptojnë të gjithë dhe vetëm një njeri që i fshihet me vetëmohim: Kryeministri Edi Rama”.

Sipas tij: “Kjo gjendje e vështirë duhet të reflektohet në hartimin e një buxheti që pasqyron nevojat e njerëzve. Ndaj ëkrkoj nga ju që të ndërmerrni regjistrimin e të varfërve, të papunëve, më të goditurve, familjeve fermere të goditura nga dermatoza nodulare sepse buxheti i tij do të jetë më jetëshkurti në Shqipëri, për të hartuar buxhetin tonë që iu përgjigjet nevojave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?