Lulzim Basha: Të blihen aparaturat që shkurtojnë kohën e diagnostifikimit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të shtojë fondin për të përballuar koronavirusin me pajisjet e mjaftueshme dhe të fundit që nxjerrin analizat për 40-45 minuta. “Shqetësues këtë rast e bën trajnimi i kësaj zonje. Dua të përsëris edhe njëherë këshillën, kërkesën e të gjithëve që të ndiqet me kujdes protokolli i masave. Dua të përsëris thirrjen ndaj qeverisë që të sigurojë pajisjen dhe aparaturat për mjekët dhe stafet. Nëse nuk arrijmë ti mbrojmë, si mund të mbrojmë njerëzit, nëse të parët që goditen janë mjekët? Kush do të kujdeset. Pajisjet kanë evoluar. Sipas ekspertëve është e mundshme që të merren në përdorim aparatura që e shkurtojnë analizën në 40-45 minuta, ndaj qeveria të akordojë fondet për pajisjet e duhura për pacientët bartës, pasi do të mundësonte testimin më itensiv duke parandaluar përhapjen. Aparaturat e evoluara janë sot në treg dhe jam i bindur që me akordimin e fondeve, edhe Shqipëria mund të përfitojë. Kjo është thirrja kryesore. 3.5 mln dollarë nuk mjaftojnë, Britania ka akorduar 30 miliard, Italia miliarda, fondi jonë nuk mjafton dhe nuk mund të fshihet pamundësia për të përballuar gjendjen me akte vetëndërgjegjësimi”.

SHKARKO APP