Lulzim Basha vazhdon takimet në bazën e PD

Lulzim Basha vazhdon pa ndalesë takimet me bazën e PD.
Sot ai ishte në Dibër. Pas takimit Basha shkruan: “Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë.
Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pasë mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike.
Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve.
Partia më e madhe e 14 majit ishte ajo e shumicës së heshtur që refuzoi të zgjedhë midis dy të këqijave. Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës”- përfundon Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?