“Mafiozët” e komisionit të Ekonomisë shtyjnë ligjin e lojërave të fatit

Komisioni i ekonomisë ka vendosur të shtyjë ligjin e lojërave të fatit edhe me dy vite, pas kërkesës së 5 deputetëve: Ervin Bushati, Blerina Gjylameti, Ervin Koçi të cilët janë pjesë e grupit socialist dhe dy të tjerëve të LSI: Luan Duzha dhe Ylli Shehu.

Ligji i cili synonte të mbyllte të gjitha kazinotë nëpër qytete, e t’i zhvendoste ato në zona turistike, u shty me argumentin kryesor se nuk kanë qenë gati aktet nënligjore. Por Ministri i Financave Arben Ahmetaj, u premtoi deputetëve se aktet do të jenë gati në 31 janar të vitit që vjen.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë tha se do ta ndiqte vetë këtë çështje, dhe kërkoi ndjesë që nuk ishte marrë deri më sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një kohë rekord në Shqipëri, ku ligji i miratuar para dy vitesh nuk hyn në fuqi se nuk janë gati udhëzimet, dhe shtyhet me dy vite për të bërë gati udhëzimet. Nga ana tjetër edhe pse Ministria e Financave premton se do të sjellë aktet për 1 muaj, deputetët votojnë për ta shtyrë me dy vite. Për katër vjet Shqipëria mund të kishte bërë 4 kushtetuta dhe dy reforma në drejtësi, por me sa duket peshën më të madhe se këto për të zgjedhurit nga populli e kanë interesat ekonomikë të lojërave të fatit./tv klan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?