Magjia e Karnavaleve në Shkodër

Festa e Karnavaleve ka gjallëruar për tri ditë me radhë rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës. Mijëra qytetarë të veshur me kostumet shumëngjyrëshe dhe maskat veneciane kanë sjellë një atmosferë magjike në qytet.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga kjo festë, që ka mbledhur nga data 23-25 shkurt nxënës, të rinj dhe qytetarë të moshave të ndryshme.

Festa e Karnavaleve mbyllet me spektaklin e karvanit. Qytetarët e të gjitha moshave të veshur me kostume shumëngjyrëshe e maska parakaluan në rrugët e qytetit duke dhënë një pamje mbresëlënëse gjatë kësaj feste.

SHKARKO APP