Majko: I heq kapelen komunistit më ekstremist të rënë në Luftë

Komisioni i Ligjeve miratoi dje me votat e mazhorancës projektligjin ‘Për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore’.

Opozita tha se nuk e voton projektligjin pasi kjo është tallje me ish-të përndjekurit dhe shpenzim i kotë i parave. Kurse deputetja e mazhorancës, Olta Xhaçka tha se ajo nuk ka qenë një luftë civile.

Kjo solli një debat të ashpër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë pjesë të zbardhura nga gazeta ‘Panorama’.

Swiss Digital Mobile Reklama

***

Petrit Vasili: E gjithë veprimtaria antifashiste u udhëhoq nga partizanët. Për çështjet kush qenë fituesit dhe kush qenë humbësit, dhe kush u ul në tavolinën e fituesve, kjo nuk lëviz.

Oerd Bylykbashi: Jam i sgiurt që me idenë që keni ju, do vazhdoni ta mbani mitin e 28 mijë dëshmorëve. Nuk ka për të bërë asnjëri tentativën minimale për të thënë të vërtetën.

Pandeli Majko: Ajo që po ju them miq, është se ne nuk ju kemi ftuar të votoni ndonjë variant historie. Gjeni shtresën tuaj që do vendosni ta respektoni.

Oerd Bylykbashi: Ju flisni për komunistët…

Pandeli Majko: Flisni për të përndjekurit… jam thellësisht në krahun tuaj, nëse do të vendosni të merreni me të përndjekurit. Pyeti sot të përndjekurit si po trajtohen nga kjo qeveri.

Oerd Bylykbashi: Të paktën të kërkoni falje për atë që nuk e keni bërë…

Pandeli Majko: Nuk po të kthej përgjigje, se the që kam paraardhës që kanë qenë pjesë e LANÇ.

Oerd Bylykbashi: Sigurisht kam edhe nga ata që kanë shkuar në burg menjëherë me LANÇ-in. Kanë shkuar në burg.

Pandeli Majko: Të garantoj që në krahun tonë ka njerëz që kanë qenë me LANÇ-in dhe kanë pasur probleme gjatë periudhës. Por ne po flasim për Luftën e Dytë Botërore dhe atë që meriton respekt…

Të luftosh dhe të biesh kundër okupatorit, qofsh edhe komunisti më ekstrem, meriton të të hiqet kapela.

Oerd Bylykbashi: Si Abaz Kupi…

Pandeli Majko: Më dëgjove çfarë thashë? Edhe komunisti më ekstremist, po ka rënë në krye të luftës duke mbrojtur atdheun, meriton t’i hiqet kapela. Kaq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?