Majko: Nishani të reflektojë për Guvernatorin e BSH-së, qenka “në avion”
“Nuk është hera e parë që nga Presidenti i Republikës nuk vihet re një komunikim normal me drejtuesit e mazhorancës. Në fund fare i takon Presidentit të cilësuar si simbol i unitetit kombëtar të tolerojë edhe ndonjë tejkalim, nëse ka pasur. Në fund të fundit është një ish-ministër, ish-deputet i PD-së dhe është e kuptueshme”, tha gjithashtu Majko.
“Flasim për Bankën e Shqipërisë, që është një nga kolonat e integritetit financiar të Shqipërisë. Në gjykimin tim, por edhe në gjykimin e mjaft kolegëve që kam biseduar është një ide e mirë që Shqipëria të hapë dyert për institucionet e larta të saj një brezi emigrantësh, të cilët kanë studiuar jashtë shtetit, kanë ndërtuar jetën profesionale në institucionet e larta ndërkombëtare. Mendoj se duhet një reflektim në vazhdim. Mendoja se Presidenti do të ishte më mirëkuptues në këtë çështje”, theksoi deputeti i PS-së.
KOHA JONË SONDAZH

