Majko ripohon dështimin e PS në zgjedhjet e 25 prillit

Gazeta “KOHA JONE”, ka cituar fjalë për fjalë se ç’kishte thënë ditën e shtunë, ministri Majko në një media televizive për kandidimin në numrin 19-të në listën e PS për qarkun Tiranë, ku ka 36 deputetë gjithsejt.

Gazeta duke mos fyer ish-kryeministrin, kritikonte Edi Ramën se përse Majkon dhe disa figura historike të PS-së janë vendosur nga fundi i listës.

Nga renditja e Majkos dhe disa emrave VIP nuk ka asnjë shans të fitojnë mandate deputeti, me 25 prill. Përveç Fatmir Xhafës që, pavarësisht listës, ka një integritet nga ku edhe mund të marrë vota me shumë se Elisa Spiropali e Ervi Bushati që janë nga fillimi i listës. Por burime të sigurta, jo për shantazh apo diversion, tregojnë nga selia e Rilindjes se janë porositur strukturat e PS-së në qarqe për ata që janë në “vijën e zjarrit”, pra asnjë të mos votohet. Kjo e ka një arësye shqiptare, sepse Edi Rama, duke llogaritur dhe duke marrë sondazhet reale (jo ato të paguara në media) se humbja po vjen dhunshëm, që të mos ketë nëpër këmbë deputetë që do ti kërkojnë dorëheqjen nga kryetar i PS-së, ka ndërtuar strategjinë e dreqit, ku i lë jashtë parlamentit. Dhe natyrisht as në PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë shqetsim ngrinte sot KOHA JONE dhe nuk e bënte vetëm për Majkon, por edhe për Fatmir Xhafën, për Mimi Kodhelin, Blendi Klosin, Ditmir Bushatin (të cilin e flaku), për Niko Peleshin, për Gramoz Ruçin etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që të gjithë socialist 24 karatsh dhe me shpirt socialist e jo si rilindasit që kanë pushtuar PS-në.

Pra “KOHA JONE” këtë shqetsim ngriti dhe e publikoi. Mundet të ishte më e kursyer gazeta, edhe mundet, porse parimisht ishte shqetsim i drejtë, pasi flitet për një parti politike që ka bërë histori në Shqipëri; herë komuniste, herë gjysëm pluraliste e demokrate, e tani si sekt.

Ndërkohë ministri Pandeli Majko nuk priti ta përtypte shkrimin dhe ta kuptonte se ishte në favor të tij dhe krejt socialistëve të vertetë

(redaksia e Koha Jone)

Postimi i plotë i Pandeli Majkos në Facebook:

“Sot gazeta “Koha Jonë”, 10 ditë para datës 1 prill, ka “zbuluar” se Pandeli Majko ka paralajmëruar humbjen e pushtetit nga Partia Socialiste!

Në shkrim “shkëlqen” konkluzioni: “…Pas kësaj interviste dhe më 26 prill kur del rezultati, Pandeli Majko do marrë dy diplomat e tij për gjetur punë në qeverinë e re PD-LSI.”

Për ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, vendosja e emrit tim në “vijën e zjarrit” në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë ka vetëm një qëllim. Ky qëllim është i njëjtë në çdo qark të Shqipërisë me shokët e mijë të vendosur në këtë pozicion. Ai ka të bëjë me synimin për të fituar zgjedhjet nga Partia Socialiste dhe jo e kundërta.

Për hir të së kaluarës së vet, gazeta ”Koha Jonë” nuk duhet t’ja lejojë vetes të kthehet në një “varrezë ambiciesh!”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?