Majko sfidon Berishën: Shkojmë në referendum, le ta vendosë populli

Nuk rresht së godituri në sallën e Parlamentit ish-kryeministri socialist, deputeti Pandeli Majko, i cili i kujton opozitës dhe Berishës sa herë i jepet rasti se e majta ka shumicën e shqiptarëve pro për reformën në drejtësi dhe për reformat e tjera zhvilluese për vendin.

Majko sot ka replikuar pas fjalës së Oerd Bylykbashit në parlament, i cili akuzonte mazhorancën e majtë se nuk respekton rekomandimet e Venecias dhe se ka frikë nga reforma në drejtësi.

Deputeti Majko sfidoi Partinë Demokratike që të bëhet pjesë e votimit dhe ta dërgojnë reformën në referendum.

Swiss Digital Desktop Reklama

Majko në fjalën e tij u shpreh: ”Ish kryetari i PD beri një deklaratë tjetër që nuk ka të bëjë me të vetmin kusht tuajin për reformën dhe dyshoj se ka edhe mbështetjen tuaj. Berisha nuk pranon që vetingu të bëhet nga ndërkombëtaret. Doni ta bëjmë me ndërkombëtaret apo përfaqësuesit e partive? Nuk e sjellim dot ne referendum sepse për referendum duhen dhe votat tuaja. Gjyqtarët dhe prokurorët do t’i caktojnë partitë apo ndërkombëtarët? Shkojmë në referendum dhe le të vendosë populli”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?