Majlinda Bregu: Jam pjesë e PD. Nuk duhet që të të ftojë kush për të qenë pjesë e familjes

Majlinda Bregu, ish-deputete dhe ish-ministre në qeverinë Berisha lidhur me një ftesë direkte nga drejtuesit e PD-së, është shprehur se nuk pret ftesa nga askush për të qenë pjesë e familjes së saj politike, pasi është anëtare e PD-së.

Në një intervistë për DW, Bregu tha se shpreson që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin të gjitha standardet.

“Jo, nuk kam ndonjë ftesë direkte dhe nuk kam se për çfarë të ftohem, se unë jam anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk besoj se duhet që të të ftojë kush për të qenë pjesë e familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kam vendosur prej vitesh, nuk pres që të më thotë njeri për të qenë në Partinë Demokratike. Por, shpresoj shumë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë zgjedhje, të cilat realisht të kenë mundësi të përmbushin gjithë standardet. Kaq për sot”, tha Bregu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?