Majlinda Bregu: Më vjen shumë keq për sulmin ndaj Berishës. Shqipëria ka nevojë për protesta

Sulmin fizik ndaj Sali Berishës, e ka dënuar edhe Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në qeverinë ”Berisha” për 7 vite. “Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo.

Majlinda Bregu e cila tashmë mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, thotë edhe se Samiti i mbajtur në Tiranë është një sinjal dyfish pozitiv për Shqipërinë dhe jo rastësisht është zgjedhur vendi ynë.

Ajo nënvizon se askush nuk mund të thotë nëse do të kete një datë të afërt anëtarësimi për vendet tona, se kur do të jetë ajo datë dhe pasiguria është aq e madhe sa askush nuk mund të thotë më se do të ketë proces anëtarësimi si ai me të cilin ne jemi mësuar apo kemi parë vendet e tjera që i janë anëtarësuar Europës.

SHKARKO APP