Majlinda Bregu: PD mori formën e paaftësisë së Bashës
E përjashtuar nga Lulzim Basha në 2017, sot Majlinda Bregu ish-ministre e Integrimit në qeverisjen ”Berisha”, thotë se kryedemokrati është i paaftë, ndaj e ka të pamundur ta vendosë veten në vendin e tij.
“Ju pata paralajmëruar që këtu do të mbërrijmë. Në rregull, edhe kjo të kënaqi për një orë… Ja ta thanë të gjithë të tjerët, po ti nga e dije? Po si e ke thënë? Po ja si ndodhi. Po se karma ka punën e vet, nuk ngatërron adresë asnjëherë. I kam dëgjuar të gjitha këto gjatë këtyre muajve.
Pastaj ndalon dhe thua, unë paskam pasur të drejtë, Jozefina, paska pasur të drejtë, Ridvani, Astriti po ashtu. Paskan pasur që të gjithë të drejtë. Por çfarë bëmë ne të gjithë që kishim të drejtë? A arritëm dot ne ta ndalonim këtë shkarjen në humnerë? Jo. Ne u munduam ta shpëtonim nga gremina në 2017-ën PD-në.
Ne nuk arritëm, pasi ajo që për ne mund të ishte greminë për dikë tjetër mund të ishte trampolinë dhe ja ku jemi sot. Nuk kam pasur ndonjë ndjesi të madhe”,-tha në një intervistë për ”A2cnn”.