Majlinda Bregu: Reforma në drejtësi do të pastrojë politikën

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu duke folur sot në parlament shprehu bindjen se reformë në drejtësi do të trasformojë drejtësinë e politikën.

“Do të na japë mundësi të vrasim edhe sikur ngadalë, kohen e kanibalizmit politik, që së pari vrau mendimin politik, e permes tij, sot ja ku gëlojmë në politikë, një që di të flasë, 10 që s’dijnë të flasin, të tjerë që as flasin e as mendojnë, ca që brutalitein dhe agresivitetin e kanë aty, dhe të tjerë që moralin që shesin natën, tentojnë ta blejnë ditën”,- tha ajo.

Duke cituar, Oskar Wilde, Bregu tha:  “askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te shkuaren e vet, por askush nuk eshte as kaq i fortë sa te nxije te sotmen e tjetrit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, reforma do të zbardhë si e kush e kap shtetin, duke abuzuar me pushtetin, duke koncensionuar të vërtetat dhe duke mëkuar mashtrimet si programe elektorale dhe alencat politike si garanci për zbatimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?