Makina e blinduar, Gazment Bardhi i drejton 3 pyetje kryeministrit Rama
Partia Demokratika ka reaguar sërish për makinën e blinduar të vëllait të kryeministrit Edi Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ngre tre pyetje për kryeministrin, për të cilin thotë se nuk mund të fshihet.
Gazment Bardhi: Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.
Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?
KOHA JONË SONDAZH

