“Maks Velo, gur i çmuar për artin modern”, Basha: Thesari i tij artistik do jetë gjithmonë frymëzim për të rinjtë!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreh një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të arkitektit të madh, Maks Velo.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha shkruan se Maks Velo do të mbetet një nga shembujt më spikatës të disidencës antikomuniste shqiptare.
Sipas kret të PD, “Largimi i Maksit lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë. Por thesari artistik dhe qytetar i veprave të tij do të jetë gjithmonë frymëzim për të rinjtë dhe gur i çmuar themeli për artin modern shqiptar”.
Mesazhi i Bashës:
Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Maks Velos, artistit shumëdimensional, kritikut dhe qytetarit të madh. Me angazhimin e tij të hershëm në modernizimin e shoqërisë sonë, Maks Velo do të mbetet një nga shembujt më spikatës të disidencës antikomuniste shqiptare.
Maks Velo ishte dhe do të mbetet një misionar i pakompromis me artin dhe desidencën e tij të mishëruar në telajo, arkitekturë dhe në libra. Ai nuk rreshti kurrë së denoncuari çdo përpjekje për restaurimin e pushtetit të nomenklaturës.
Largimi i Maksit lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë. Por thesari artistik dhe qytetar i veprave të tij do të jetë gjithmonë frymëzim për të rinjtë dhe gur i çmuar themeli për artin modern shqiptar.
I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Maks Velos në këtë ditë të dhimbshme për ta dhe gjithë shqiptarët që humbën intelektualin e shquar dhe desidentin e paepur ndaj çdo despotizmi.