Malaj: Rritja ekonomike në vitin 2020 më e ulët se pritshmëritë e qeverisë

Ekonomia shqiptare do të përballet me një sërë sfidash në 2020. Eksperti i njohur Arben Malaj thekson se rritja ekonomike pritet të jetë më e ulët se pritshmëritë e qeverisë.

Ekonomia shqiptare në 2020 parashikohet të jetë më e ulët se sa pritshmëritë e qeverisë për një rritje prej 4%. Eksperti i njohur Arben Malaj deklaron se parashikimet e bëra nga institucionet nuk kanë qenë asnjëherë realiste. Sipas tij ekonomia jonë prej kohësh po performon nën kapacitet.

“Ekonomia po performon nën kapacitetin e saj, duhet të jetë në kapacitet të plotë për të ringritur ekonomike dhe për të përballuar buxhetet sociale”, u shpreh ai për Abc Neës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri solli shkatërrim në disa qytete por eksperti Arben Malaj thekson se nëse ka transparencë rindërtimi mund të sjellë përmirësim të ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rindërtimi në vetvete nëse vleresohet kredibiliteti i donatorëve, nëse përzgjidhen me përgjegjësi kostot, mund të japë rezultate pozitive nga gjysma e dytë e vitit 2020”, tha ai më tej.

Arben Malaj ka një sygjerim edhe për autoritetet.Ai thekson se duhet të bëhet shumë kujdes me klimën e biznesit dhe të shlyhen detyrimet e prapambetura.

“E para është përmirësimi i pritshmërive, e dyta buxheti realist, e treta rritja e eficensës për çdo qindarke, të hiqet dorë nga gjobat, një ambiente miqësor me biznesin, të ristrukturohen detyrimet që qeveria mund të ketë ndaj biznesit”, u shpreh Malaj.

Edhe institucionet ndërkombëtare financiare e kanë ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike të shqipërisë në 2020.Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5 % . /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?