”Maldivet e Europës”, ”The Sun” shkruan për bregdetin shqiptar. Rama: Promovohet edhe aeroporti i Vlorës

Gjiganti mediatik britanik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet shqiptare si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale artikullin i cili i bën jehonë bregdetit shqiptar. Për të ”The Sun” promovon ndër të tjera dhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës.

”Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është vendosur të hapet në prill 2024 – duke i bërë pushimet shumë më të lehta. Aeroporti prej 90 milionë paund do të ketë një pistë prej dy miljesh dhe mund të mbajë deri në dy milionë pasagjerë në vit”,-shkruan media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa e cilëson Shqipërinë “Maldivet ekonomike të pazbuluara të Evropës”, “The Sun” e promovon atë si një pikë pushimesh që ka marrë shumë popullaritet për shkak të ofertave të lira dhe plazheve të bukura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?