Mali i Tomorrit prej ditësh nën ”pushtetin” e flakëve
Situatë alarmate janë zjarret që kanë ”pushtuar” Malin e Tomorrit në Berat, kjo prej disa ditësh. Sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, publikoi pamjet nga lart, ku shihen në Malin e Tomorit janë përhapur vatra të mëdha zjarri. Ministri thotë se veç helikopterit nga ajri, janë angazhuar nga toka edhe trupat e batalionit të Poshnjes, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Terreni dhe temperaturat e larta e bëjnë akoma më komplekse këtë ndërhyrje.