Maliqi: Berati braktis kryerilindasin, Ramziu përfundoi duke takuar gomerët
Vizita e kryeministrit Edi Rama këtë të premte në Berat për Lefter Maliqin është një tregues që qytetarët e kanë braktisur përfundimisht kryerilindasit. Sipas kandidatit për deputet të LSI-së, Rama përfundoi duke takuar gomerët. ”Kryegomari i Rilindjes, në Berat do marrë humbjen më të thellë në historinë e së majtës. Këtë herë ngushëllohu se takove gomerët, por herën tjetër do të të presin laraskat dhe do të të këndojnë kumrijet në Berat”,-shkruan Maliqi në facebook.
Postimi i plotë
Berati braktis përfundimisht Kryerilindasin. Ramziu përfundoi duke takuar gomerët, por edhe ata nuk e afronin se i trembte.
Kryegomarit të Rilindjes do ia heqë Populli samarin më 25 Prill dhe nuk do hyjë më në punë për asgjë. Siç dogji Shametin, Felajn, po djeg Klosin dhe Naçon, ku këtij të fundit i premtoi vendin e dytë në listë, por e shiti.
Kryegomari i Rilindjes, në Berat do marrë humbjen më të thellë në historinë e së majtës. Këtë herë ngushëllohu se takove gomerët, por herën tjetër do të të presin laraskat dhe do të të këndojnë kumrijet në Berat.