FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maliqi denoncon skandalin e radhës: Mbi 2 mijë fletë votimi më shumë se votues në Berat

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi denoncon skandalin e radhës me atë se çfarë po nxirret nga kutitë e votimeve të djeshme moniste që organizoi Edi Rama dhe shpura e tij qeveritare. Përmes rrjeteve sociale, Maliqi deklaroi se ende pa u mbyllur numërimi i votova, rezulton se nga kutitë e votimit në Qarkun e Beratit dalin mbi 2 mijë vota më shumë se numri i votuesve.

Denoncimi i Lefter Maliqit

Skandalet, manipulimet s’kanë të sosur, dhe kur votojnë vetë, numërojnë vetë, i mbushin kutitë vetë. Ende pa mbaruar numërimi në Berat, dalin mbi 2000 vota më shumë se sa kanë votuar. Burime dhe në Skrapar për informacione të njëjta për mbushje të kutive pa qenë prezent. Kjo është fytyra e Rilindjes e babëzizë, e vjedhjes, joshjes, zhantazhimit, kërcënimit, votimit njëpartiak në qarkun Berat dhe gjithë vendin. Komunizmi s’ka brirë. Kudo mbizotëron krimi shtetëror, zgjedhor! Kudo korrupsion, paaftësi, mos njohje e moszbatim të ligjit, shkelje të Kushtetutës, kapje të institucioneve dhe Qeverisë nga mafia e bandat. Koha të çlirojmë institucionet dhe Qeverinë e kapur nga krimi! Koha për zgjedhje të parakohshme. Qeveri teknike, shpërndarje të Parlamentit, ndryshim të sistemit zgjedhor, zgjedhje të lira e të ndershme. S’ka kthim prapa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?